Sulmi me 6 viktima në Stamboll, reagon Xhaçka: Jemi pranë Turqisë në këtë ditë të dhimbshme

Shpërndaje

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për ngjarjen tragjike në Turqi, ku të paktën 6 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi me bombë.

“Pamje tragjike ato që vijnë nga Stambolli. Zemrat dhe mednimet tona shkojnë për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe njerëzve të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka në një postim në Twitter.

Gjashtë persona mbetën të vrarë në incident, ndërsa 53 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në rugën Istiklal të Stambollit, një zonë mjaft e frekuentuar nga turistë dhe me dyqane e biznese të shumta.