Makina e ndarë përgjysmë, pamjet e rënda nga aksidenti ku vdiqën dy të rinjtë

Shpërndaje

Publikohen pamje të tjera nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, në të cilat shihet i shtrirë trupi i një prej personave që ka ndërruar jetë.

Nga ky aksident fatal janë shënuar 2 vik*tima ndërsa 3 të pl*agosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.

Ermir Tare dhe Fiori Duraj kanë ndërruar jetë, ndërsa të pl*agosur janë Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori.

“Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia.Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Report TV, njëra prej makinave është ndarë përgjysmë.