Naser Rugova i reagon Abdixhikut: Kryesi më të dobët LDK nuk ka pasur kurrë

Shpërndaje

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.

Në kryesinë e re, të propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.

Ndaj kësaj ka reaguar anëtari i LDK-së, Naser Rugova.

Në një shkrim në Facebook, ka hedhur akuza ndaj Abdixhikut.

Rugova, kryesinë e re të LDK-së e ka quajtur ndër me të dobëtën në histori të partisë.

“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!”, ka shkruar Rugova.

Lista e kryesisë së re të LDK-së ku përfshihen, kryetari, katër nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit të Rinisë.

Kryetar: Lumir Abdixhiku

Nënkryetarë: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi

Sekretar: Imri Ahmeti

Anëtarë:

Kujtim Shala