Presioni i opozitës shqiptare jep rezultate, tërhiqet nga përdorimi gjeografia fashiste!

Shpërndaje

Presioni i opozitës shqiptare po jep rezultate,tërhiqet nga përdorimi gjeografia fashiste

Sipas informacioneve jo-zyrtare komisioni për shqyrtim të librit të gjeografisë sot ka sjellë vendim për tërheqje nga përdorimi të librit “Gjeografia për vitin e II të gjimnazit të reformuar”.

Opozita Shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa këtë çështje e ngriti si problem duke bërë presion përmes aksioneve konkrete siç ishte djegëja e librit para Ministrisë së Arsimit, rast ky që shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Maqedonin e Veriut por edhe më gjërë, kjo temë u trajtuar me mjaft interesim edhe nga mediat në Shqipëri.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela për këtë qëllim realizoi edhe shum takime me Ambasador të vendeve të BE dhe gjithashtu i drejtoi një letër Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë me kërkesë për intervenim për rastin në fjalë.

Duket se ky është rezultati i një opozitë të fortë dhe të organizuar mirë e cila po jep rezultate konkrete.

Kjo me plot të drejtë mund të quhet një sukses i madhë i Opozitës Shqiptare e cila detyroi Ministrinë e Arsimit të ndërmarrë masa dhe rezultati tani më duket se është i qartë.