Taravari ngushëllon familjen Zeqiri: Ikja në moshë të re e Faruk Zeqirit na tronditi të gjithëve

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ngushëlloi familjen Zeqiri me rastin e vdekjes së Faruk Zeiqirit, drejtorit të gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup.

“Na tronditi të gjithëve ikja e Faruk Zeqirit nga kjo botë, në një moshë shumë të re. Ndaj dhimbjen me familjarët e tij, me miqtë, kolegët dhe të gjithë që e deshën e sot u lëngon zemra. Allahu e mëshiroftë, ndërsa familjes i dhashtë forcë e durim”, ka deklaruar Taravari.