Seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të mbahet me 24 mars

Shpërndaje

Seanca e radhës ndaj ish presidentit Hashim Thaçi, dhe ish krerëve të UÇK’së, pritet të mbahet me 24 mars.

Këtë e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Konferenca për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet në ora 11, ndërsa kjo datë korrespondon me përvjetorin e 22-të të nisjes së bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë.

Seanca e kaluar ndaj ish-krerëve të UÇK’së ishte mbajtur me 16 shkurt.