Zv.kryeministri Artan Grubi takon Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Shpërndaje

Rruga e integrimit të përbashkët e Shkupit dhe Tiranës drejtë Bashkimit Evropian ishte një nga pikat e bisedës me presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Bashkë vlerësuam se kjo euro-integruese duhet të finalizohet me një sukses për të dy vendet tona.

I thash presidentit Meta se vlerësoj lartë marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve tona dhe që çmojë faktin se midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ka asnjë çështje të hapur.
Gjatë këtij takimi hapëm temën e Regjistrimit si një proces jetik për RMV-në, ndërsa bashkë me presidentin Meta i bëmë apel diasporës që të regjistrohet me qëllim që të mësohet numri i saktë i popullsisë që jeton në Maqedoni të Veriut.