Kryeparlamentari Xhaferi uron hombolgun e tij, Glauk Konjufcën

Shpërndaje

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar hombolgun e tij, Glauk Konjufcën për marjen e detyrës së re Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njofton ALBAZONE MEDIA.

Urimi i Kryeparlamentarit Xhaferi:

Urimi im për Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca:

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju dërgoj urime të sinqerta për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me dëshirë për kryerje të suksesshme të këtij funksioni të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm. Jam i bindur se e ndani opinionin tim se bashkëpunimi aktiv ndër parlamentare mund të kontribuojë në masë të madhe në përforcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, marrëdhënie që karakterizohen me afërsi, përzemërsi dhe miqësi si edhe mbështetje të ndërsjellë pa rezervë. Prandaj me këtë rast kisha dashur që edhe njëherë të konfirmoj gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve tona në nivel të kryetarëve të Kuvendit dhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit”.

Pranoni z.Konjufca shprehjet e respektit tim të thellë.

Me respekt,