As dje nuk u miratua pakoja e 5, Xhaferi sot mbledh nënkryetarët e Kuvendit
Pasi dje Kuvendi nuk arriti të miratojë ligjin për pakon e 5 antikrizë, sot kryeparlamentari Talat Xhaferi do të mbledh nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovskin dhe Fadil Zendelin.
Në takimin ku pritet të marrë pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova do të shqyrtohet mënyra se si do të vazhdojë me punë shtëpia ligjvënëse.
Xhaferi dje tha se do të kërkojë karantinë për Kuvendin, për shkak se disa deputetë të shumicës janë të infektuar me Covid-19, kurse opozita refuzon të krijojë kuorumin.
Si rezultat, nuk kaluan pikat e seancës së 32, dhe nuk u thirr fare seanca e 36-të në kuadër të së cilët është ligji për pakon e 5 ekonomike.