Avokati i Popullit viziton Kamçevin në burg por jo edhe shqiptarët e rasteve të montuara
Siç merr vesh jozyrtarisht portali PlusInfo, Avokati i Popullit, Naser Ziberi, e ka vizituar Kamçevin në burg dhe në raportin e tij ka shkruqar se në ditët e para, praktikisht deri në vizitën e tij, biznesmeni është mbajtur në kushte “johumane dhe degraduese” dhe se është përballë me mungesë të ujit për pije.
Ndërkohë, Jordan Kamçev, përmes avokatit Toni Menkinovski, ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK). Kërkesa është dorëzuar deri tek deputeti Ljupço Prenxhov, Kryetar i Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për zbulim, si dhe deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.