Bekim Jashari: Uroj që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të mbizotërojë paqja e shëndeti mbi të gjithë!

Shpërndaje

Të dashur bashkëkombas të besimit islam, motra e vellëzer,

Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar.

Muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës, faljes e sakrificës, tolerancës, solidaritetit e ndihmës vellazërore.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të mbizotërojë paqja e shëndeti mbi të gjithë!

Si në vitet e kaluara edhe këtë vit si komunë bashkë edhe me donatorë, humanistë, do të mbështesim familjet në nevojë që t’i kenë sofrat e mbushura gjatë këtij muaji të agjërimit.

Urime!