Edi Rama uron Vjosa Osmanin: Zgjedhja e saj ka përmbyllur kuadrin institucional

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e presidentes së Kosovës.

Ai ka shkruar se zgjedhja e saj ka përmbyllur kuadrin institucional dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar në realizimin e programit qeverisës.

“Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Me 71 vota, Vjosa Osmani mbrëmë është zgjedhur presidente e vendit.