“Librat fyese për shqiptarët”, Shabani: Çështje komplekse, por do ta zgjidhim
Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Arafat Shabani në një lidhje direkt në ‘EuronewsAlbania’, ka folur rreth teksteve të librave ku fyhen shqiptarët. Shabani ka deklaruar se pak muaji më parë kanë larguar nga përdorimin e librit të gjeografisë ku fyheshin shqiptarët. Më tej ai ka thënë se kjo çështje është pak komplekse, sepse nuk mund të përmisohen ‘ad-hoc’ të gjitha tekstet shkollore. “Ligji i ri për botimin e librave mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, e cila është në procedure qeveritare dhe shpresojmë shumë shpejt do të vij në procedure parlamentare, dhe ne i parashikojmë çështjet në mënyrë sistemore ta zgjedhim. Me ligjin e ri, ndryshon komplet procedura e aplikimit për libra dhe se përherë të parë me ligjin e ri do të lejohet që autorët shqiptarë të aplikojnë në gjuhën shqipe”, ka thënë Arafat Shabani.