Maqedoni: 16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar

Shpërndaje

Qeveria nuk ka një plan B për të shpëtuar qytetarët, të cilët kanë mbetur pa paga dy muajt e fundit, për shkak të masave të bllokuara nga pakoja e pestë. Ministri i Financave Fatmir Besimi, thotë se nuk do të ketë masa të shpejta, por se do të pritet votimi i ligjeve në Kuvend. Propozohet që të zgjatet afati i aplikimit deri në 15 Prill, megjithëse nuk ka siguri që ky ligj do të miratohet deri atëherë, dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, për të hyrë në fuqi në shtatë ditët e ardhshme në mënyrë që kompanitë të mund të aplikojnë.

“Në mënyrë që të kompensohet kjo periudhë e humbur, me një vendim amendamenti, jepet mundësia për të aplikuar deri më 15 prill, për të dy muajt shkurtin dhe marsin, dhe kështu edhe ata shuma që i kanë paguar për marsin, siç parashihte mas të mund të realizohet nga ana e kompanive, me qëlllim të zvogëlohen procedurat administrative në lidhje me zbatimin e masës, ata tani mund të aplikojnë me një kërkesë për dy muaj”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Ekipi ekonomik i Qeverisë sot doli me një skenar optimist për ekonominë e Maqedonisë këtë vit. Megjithëse borxhi publik pritet të arrijë 63.4 për qind, qeveria pret që këtë vit ekonomia të rritet me 4.1 për qind të PBB-së.

“Pritjet në lidhje me mjedisin ekonomik ndërkombëtar për ekonominë e brendshme, janë që të kthehen në rrugën e rritjes ekonomike në vitin 2021, dhe të kapërcejnë goditjet e shkaktuara nga pandemia. Me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, presim rimëkëmbje shtesë të kërkesës së jashtme, e cila do të ndikojë fuqimisht në eksportet tona si një ekonomi e orientuar drejt eksportit”, pohoi Zoran Zaev – kryeministër.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, buxheti është në gjendje të mirë, dhe konfirmimi i kësaj është mbledhja më efikase e parave në arkën e shtetit, ndryshe nga viti 2020, i cili është rritur me 4.4 për qind. Sipas tyre masat e ndërmarra nga të gjitha katër masat e ndërmarra ekonomike, e kanë zbutur shumë rënien e PBB-së, ndërsa realizimi ishte 86 për qind i asaj që ishte planifikuar.