Maqedoni

“Në regjistrimin e vitit 1953 shqiptarët i “bënë” turq për t’i dëbuar në Turqi” (Video)

Shpërndaje

Historiani nga Shkupi Qerim Lita, në një prononcim për gazetën LAJM, ka folur për manipulimin e numrit të banorëve shqiptarë në Maqedoni, gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 1953. Ai tha se në atë kohë, shqiptarët dhunshëm u detyruan të deklarohen si turq për t’i hapur rrugë dëbimit të tyre drejt Turqisë. Pretendimet e tij, historian i njohur shqiptar nga Shkupi, i bazon në dokumente arkivore dhe fakte të publikuara në disa libra. “Manipulime ka pas gjatë gjithë kohës sa ka ekzistuar Jugosllavia. Por, manipulimi më i madh ndodhi në regjistrimin e popullsisë në vitit 1953. Për këtë kishte një arsye të vetme, dëbimin e shqiptarëve, shqiptarët të paraqiten si turq dhe pastaj të dëbohen për në turqi gjoja si element turq dhe në vend të tyre të vendosen kolona sllave, kryesisht refugjat politik nga Greqia të cilët për shkak të luftës fetare të vitit 1946-1949 pjesa e madhe e tyre ishin vendosur në ish shtetet socialiste të Bashkimit Sovjetik”, tha historian Qerim Lita. Duke folur për shtyerjen e regjistrimit të fundit në RVM, Lita tha se një gjë e tillë ndodh për shkak të frikës nga numri real i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend e që, sipas tij, arrin në 35% pa diasporën. Intervistën e plotë me historianin Qerim Lita mund ta ndiqni në videon më poshtë.