Të martën, negociata për vaksinën ruse të prodhuar në Serbi
Edhe pse dje deklaroi se nuk do të ketë nevojë për blerjen e vaksinave nga Serbia, ministri i Shëndetësisë Filipçe sot se përfaqësues të Ministrisë të martën do të udhëtojnë për në Beograd ku ndër të tjera do bisedohet edhe për furnizimin me vaksinat Sputnik të cilat Serbia ka filluar t’i prodhojë.
Do bisedojmë për më shumë tema të rëndësishme edhe jashtë çështjes së vaksinave. Megjithatë edhe për ndonjë plan strategjik për blerjen e vaksinave nga Instituti Torlak edhe pse në këtë moment nuk kemi nevojë. E shohim se si ecë puna me pandeminë ka paralajmërime të ndryshme, nuk mund ta parashikojmë se si do të ecë situata dhe konsideroj se zgjidhje më e logjikshme që Instituti Torlak të jetë partner strategjik në pjesën e furnizimin me vaksina”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Të Hënën pritet të arrijnë 10 mijë doza Pfizer. 10 mijë të tjera janë paralajmëruar për me 26 prill. Filipçe njoftoi se në fund të muajit duhet të arrijnë 200 mijë vaksina kineze ndërkaq deri në fillim të muajit maj edhe doza të tjera nga prodhues të ndryshëm.
Rreth 13 mijë qytetarë janë vaksinuar me Astra, pjesa e mbetur janë shpërndarë nëpër institucione dhe punkte në gjithë vendin me dinamikën e njëjtë, me dinamikë më të lartë të termineve të caktuara këtë javë ndërkaq në A1 arenën qytetarët 73-74 vjeçar vaksinohen me një nr të reduktuar të termineve krahasuar me ditët e kaluara sepse shumë shpesh qytetarët nuk vijnë vet por me shoqërues”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Deri më sot janë vaksinuar gjithsej rreth 35 mijë qytetarë ndërkaq rreth 160 mijë të tjerë presin radhë për tu vaksinuar./alsat/