Kryeparlamentari e Kosovës, Glauk Konjufca takohet me drejtues institucionalë e partiakë të Shqipërisë

Shpërndaje

Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca u takua në Tiranë me drejtues institucionalë e partiakë të Shqipërisë. Ai deklaroi se për marrëveshjen finale me Serbinë nevojitet koordinim i thellë i Kosovës me Shqipërinë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Tiranë, me pritjen nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Lajmi: Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, takoi kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Kryekuvendari Konjufca është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me të cilin ka biseduar për shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lajmi: Kryekuvendari Konjufca: Jemi një komb dhe të tillë duhet ta kemi edhe politikën dhe artikulimin e interesave tona

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajmi: Kryekuvendari Konjufca takoi presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta