Kurti për vaksinat nga SHBA: Një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë se do t’i dhurojnë Kosovës një numër të konsiderueshëm vaksinash kundër COVID-19.

Pas lajmit, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se kjo dëshmon për raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Shumë mirë të dëgjosh që Kosova do të marrë më shumë vaksina nga SHBA-të, një dëshmi e miqësisë sonë të mirëfilltë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin!”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe sot gjatë ditës, Adiministrata e presidentit Joe Biden, ka bërë të ditur se do të dhurojnë 80 milionë vaksina për shtete të ndryshme të botës deri në fund të qershorit, ku një ndër këto vende përfituese është edhe Kosova. /Zëri