“Pajtohen” Rama e Kurti, të buzëqeshur e të përqafuar në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me homologun Albin Kurti. Në foton e publikuar, dy liderët shqiptarë duken të përqafuar dhe të buzëqeshur.
Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Mesa duket në foto, kryeministri Rama dhe Kurti i kanë lënë për një çast mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën.
Shqipëria ishte këtë herë mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave.
Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.