Rama me distributorin turk: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri
🇦🇱🤝🇹🇷Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:
* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik
* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë
* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma
* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️
Gjatë vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama është takuar me distributorin e vaksinës Sinovac me të cilin ka diskutuar mundësinë e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri.
“PHOTO OF THE DAY
***i nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan Rama.