Ramush Haradinaj i veshur si ‘ninxha’ viziton veriun e Kosovës (Video)

Shpërndaje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ngjitur në këmbë bjeshkëve të bukura të Kosovës.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tregon se këtë të mërkurë ka ecur rreth katër orë anipse temperatuat gjatë ditës kanë shkuar deri në 35 gradë celcius.

“Sot e kemi ecë Shalën prej ku ndahet rruga për Bistricë, e kaluam Cerajën të gjitha këto maja. Atje është kufri me Serbinë. Kemi bërë një rrugë rreth katër orë, jemi në pjesën më të bukur të Kosovës, në Shalën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.