Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët
Zgjedhjet lokale janë në prag por ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë ende larg. Afati prej gjashtë muajsh për të bërë ndryshimet, sigurisht që nuk mund të respektohet marë parasysh se zgjedhjet lokale janë pas 4 muajsh.
Kryeministri e hedh fajin te opozita sepse maxhoranca sipas tij, është pro listave të hapura. VMRO-DPMNE këmbëngul për një rreth zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të komunave. Nuk dihet nëse partitë do kenë vullnet të diskutojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve parlamentareve.
“Duam të bëjmë hapa të rinj për demokracinë, të paktën për zgjedhjet lokale të ketë lista të hapura për këshilltarë ku qytetarët përskaj ofertës për të votuar për partitë dhe koalicionet, të mund të zgjedhin edhe për cilin këshilltar do të votojnë. Kjo e bën raportin mes qytetarit dhe këshilltarit të drejtpërdrejtë kurse varësinë e këshilltarit ndaj partisë së tij më të ulët.
Për fat të keq, akoma nuk ka marrëveshje. Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne por nuk mund të garantojmë për partitë opozitare, as për VMRO-DPMNE.”, tha kryeministri Zoran Zaev.