BotaTop Lajme

Trump pritet të marrë një unazë luksoze me qindra diamante nga Belgjika

Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të marrë një unazë luksoze si dhuratë nga industria belge e diamanteve, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Unaza “Freedom 250”, e punuar prej ari 18-karatësh dhe e stolisur me qindra diamante e gurë të çmuar, iu dorëzua ambasadorit amerikan në Belgjikë, Bill White, për t’ia përcjellë Trumpit. Në një videomesazh, presidenti e cilësoi dhuratën si “madhështore”.

Megjithatë, dhurata ka nxitur debat në SHBA, pasi ekspertët e etikës vlerësojnë se pranimi i një dhurate kaq të shtrenjtë mund të jetë në kundërshtim me praktikat tradicionale të The White House për shmangien e dhuratave me vlerë të lartë.