Autostradë nga Bllaca deri në Qafë Thanë? Komisioni për Financa dhe buxhet i jep “dritë jeshile”

Shpërndaje

Pozita dhe opozita në Kuvend arritën marrëveshje që konzorciumi Bechtel-Enka t’i ndërtojë autostradat nga Korridori 8 dhe 10, nga Shkupi deri në Qafë Thanë, si dhe një pjesë të Korridorit 10.

Propozimi është parashtruar nga një grup i deputetëve dhe ka marrë dritë “jeshile” në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe do të dërgohet për miratim në seancë plenare.