Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest
Në parkun qendror të kryeqytetit hungarez, Budapestit, u vendos sot busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se kjo është dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit.
“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, tha Rama.
Më herët, gjatë vizitës së tij në Hungari më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, panë nga afër vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut, ku ishte vendosur ndërkohë piedestali.