Foli shqip në Parlamentin Evropian, VMRO-DPMNE dhe “E Majta” mocion mosbesimi ndaj Xhaferit

Shpërndaje

Dy partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe E Majta do të dorëzojnë propozimin për mocion mosbesimi ndaj kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, i cili sipas tyre në Parlamentin Evropian mbaji fjalim në gjuhën shqipe dhe kështu harroi e shkeli kushtetutën e vendit.

Këtë hap sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e paralajmëruan deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska- Davkova dhe deputeti e kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, përcjell INA.

Sipas deputetjes, Siljanovska- Davkova, Xhaferi në Parlamentin Evropian mbajti fjalim në gjuhën shqipe dhe harroi Kushtetutën, harroi siç tha ajo se në amandamentin 5 të nenit 7, shkruan se gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik është gjuhë zyrtare në tërë territorin e vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas saj, Zotëriu Xhaferi nuk shkoi në PE si qytetar, por si kryeparlamentar dhe se ai duhej të respektonte Kushtetutën.

Ajo tha se arsyeja e dytë është se gjatë një periudhe të caktuar kohore në Kuvend, në Kuvend pranojnë materiale dhe ligje në dy kapituj, në anën e majtë në gjuhën maqedonase, ndërsa në të djathtën në gjuhën shqipe, e që sipas saj, kjo praktikë është e panjohur në çdo shtet nacional, por as edhe federal apo edhe në organizatat ndërkombëtare.