Gjenerali Wesley Clark – Ahmetit: Ti je legjendë

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ish komandantin e lartë të NATO-së, gjeneralin Wesley Clark.Miqtë dhe aleatët tanë të SHBA-së gjithmonë kanë qenë forca e cila na ka mbështetur në kohët më të vështira e gjithashtu edhe në momentet më të mira të popullit tonë, është shprehur Ahmeti gjatë takimit me gjeneralin, Clark.Më tej, Clark i ka thënë Ahmetit se ka pasur rol legjendar në ndërtimin e këtij shtetit dhe se Ahmeti është një legjendë e gjallë.“Keni patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti, ju z. Ahmeti jeni një legjendë e vërtetë. Keni ndërtuar një parti e cila po shndërohet në kurriz të stabilitetit të vendit. Transformim fascinant për këtë vend që mund të përfundonte në jostabilitet, u bë një shtet i fuqishëm i stabilitetit”, është shprehur kështu Clark.