RajoniTop Lajme

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Radman, ka thënë se ka folur në telefon me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, duke i shprehur ngushëllime për personat që kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në këtë shtet.

Ai ka thënë së urojë për një shërim të shpejtë të personave të lënduar.

“Kam folur në telefon me ministren e Kosovës, Donika Gërvalla, të cilës i kam shprehur ngushëllimet e mia për njerëzit e Kosovës dhe familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci, si dhe shpresën për një shërim të shpejtë të të plagosurve”,ka shkruar Radman në Tëitter.

Edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona.

Plenkoviç shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinoviç dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”.

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Slavonski Brod të Kroacisë.

Policia ka raportuar për dhjetë të vdekur, dhe tridhjetë të lënduar.