Pendarovski: Gjashtë muaj – afat shumë i gjatë

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut vlerëson se afati prej gjashtë muajve për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë me qëllim të zhbllokimit të rrugës drejt BE-së, është shumë I gjatë. Kreu shtetëror vlerëson se problemi duhet të zgjidhet së shpejti, me qëllim që të mos mbahet peng I gjithë rajoni.

Presidenti I vendit Stevo Pendarovski, nga Prishtina tha se është e pranueshme qasja e Kryeministrit të ri bullgar, Kiril Petkov, që të mos bisedohet vetëm për historinë, por nuk pajtohet me periudhën gjashtë mujore të zgjidhjes së krizës.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Është e pranueshme qasja e Kryeministrit të ri bullgar që historia të mos jetë kanali I vetëm I komunikimit. Kuptohet, nuk e mbështes afatin e paralajmëruar prej gjashtë muajve. Mendoj se problemi mund të zgjidhet për një periudhë më të shkurtër kohore”.