Tetovë, përmirësohet situata me Covid-19

Shpërndaje

Është ulur numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Tetovës. Në 24 orët e fundit nuk është pranuar asnjë pacient i ri, ndërsa betejën me COVID 19 e kanë humbur 2 persona. Sipas zëdhënëses së spitalit të Tetovës është ulur edhe numri i kontrolleve ambulantore. Mjekët thonë se rritja e numri të të vaksinuarve ka kontribuar dukshëm në përmirësimin e situatës së përgjithshme në këtë rajon.

“Vaksinimi kontribuoi dukshëm në uljen e të hospitalizuarve në spital. Këtë javë kemi 15 të hospitalizuar. Janë me oksigjeno terapi por në gjendje stabile. Brenda natës kemi pasur dy fletë lëshime, asnjë pranim. Fatkeqësisht kemi dy viktima por që të dy kanë ardhur në fazë terminale tek ne. Viktima 88 vjeçe ka nderuar jetë brenda natës, ndërsa viktima tjetër ka ardhur në fazë terminale, dy ditë para se të ndërrojë jetë, të dy të pavaksinuar. Numri bie. Brenda natës kemi pasur 30 kontrolle ambulatore, të gjithë me simptoma të lehtë”, deklaroi Miranda Pajaziti. Zëdhënëse i spitalit klinik Tetovë.