Pas mesnate është regjistruar tërmet në Shqipëri, dridhjet janë ndier edhe në Shkup
Tërmet me intensitet prej II- III ballësh sipas Shkallës evropiane makrosizmike me epiqendër në Shqipëri, 160 kilometra në jugperëndim të Shkupit është regjistruar sot në orën 00:21, informojnë nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.
“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë e mbikëqyrur nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup më 19 korrik 2021 , në orët e hershme të mëngjesit, ora 00 e 21 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilës gjendet në Republikën e Shqipërisë, 160 kilometra në jugperëndim të Shkupit”, thuhet në kumtesën e Observatoriumit sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.
Tërmeti ka qenë me magnitudë lokale sipas Rihterit ML3.5 dhe është ndjerë nga popullata veçmas në pjesët jugperëndimore me intensitet prej II-III shkallë sipas Shkallës evropiane makrosizimike.