Rama publikon projektin e përfunduar të Portit të Durrësit: Do të jetë një prej më të mëdhenjve e më të bukurve në Mesdhe

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale, videon e projektit të Portit të Durrësit.

Rama shkruan se studio urbanistike e Emaar Grup në Dubai, – kompania që do të ndërtojë portin- ka përfunduar me sukses planin urbanistik dhe së shpejti pritet të nisin punimet.

Kryeministri shkruan se vepra do të jetë një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike në Mesdhe.