Sela për Euronews Albania: Zhgënjimi i sotëm, dështimi më spektakolar i MO-së

Shpërndaje

“Status quo”-ja dhe zhgënjimi që solli Marrëveshja e Ohrit, e cila për shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut, natyrisht që ishte shpresë. Fatkeqësisht, tani 20 vite pas nënshkrimit të saj, konstatojmë që Maqedonia është një “status quo”, nuk arriti që ky dokument të ndryshojë mentalitetin se si funksionojnë elitat politike maqedonase këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në ditët që kaluan, ju e keni vërejtur që është bërë shkak sherresh politike fakti që kryetari i Parlamentit është adresuar në gjuhë shqipe në Parlamentin Evropian. Kështu ka thënë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një intervistë për televizionin Euronews Albania, ndërsa ka shtuar se 20 vite më pas, akoma ka vend për zhgënjim.

“Fatkeqësisht, tani 20 vite pas nënshkrimit të saj, konstatojmë që Maqedonia është një ‘status quo’, nuk arriti që ky dokument të ndryshojë mentalitetin se si funksionojnë elitat politike maqedonase këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në ditët që kaluan, ju e keni vërejtur që është bërë shkak sherresh politike fakti që kryetari i Parlamentit është adresuar në gjuhë shqipe në Parlamentin Evropian. Nuk duhet kjo të jetë fryma e Marrëveshjes së Ohrit në realitet. Marrëveshja e Ohrit kishte për qëllim që të largojë nga pronësia etnike e vetëm një etniteti të shtetit. Ndërkohë kur shohim që ka sjellje politike akoma të këtilla, natyrisht që ka vend për zhgënjim”, tha Sela, ndërsa e përmendi edhe ngurrimin e palës maqedonase për Ligjin për shtetësinë.

“Ja po flasim për një element, ne si opozitë shqiptare kemi shtyrë përpara ndryshimet e ligjit për shtetësinë për shembull. Dhe të konstatosh pas 30 viteve që akoma kemi qytetarë, të cilët janë të lindur dhe të rritur këtu dhe janë akoma pa shtetësi vetëm pse janë të përkatësisë etnike shqiptare, natyrisht që nuk mund të thuhet që janë raste të izoluara. Këtu bëhet fjalë për një sistem i cili e quan të huaj dhe trup të huaj dhe refuzues është ndaj një kategorie të caktuar të qytetarëve. Unë mund të ngjaj brutal dhe i vrazhdë në këtë formë, por për të zgjedh problematikat – fillimisht duhen konstatuar ato dhe pastaj t’ju gjejmë zgjidhje. Ne jemi afër zgjidhjes, janë shumë njerëz të cilët – imagjinoni, duke mos patur shtetësi, nuk e gëzon të drejtën më elementare që e ka çdo qytetarë, siç është e drejta për punë për shembull, e drejta për sigurim shëndetësor, e drejta për trajtim dhe kujdes shëndetësor në momentet më të vështira kur njeriu do të duhet ta kalojë një pjesë të jetës edhe nëpër spitale në këtë vend. Pa të drejtën për tu pensionuar një ditë dhe natyrisht, kjo nuk është cilësi e një jetese të mirë”, tha Sela.