Shpërthim i fuqishëm në Dubai (Video)

Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dubai. Nga të dhënat e para raportohet se një anije me kontejnerë u përfshi nga zjarri, ndërsa më pas ndodhi edhe shpërthimi.

Zyrtarët në Dubai konfirmuan shpërthimin duke bërë të ditur se zjarri nisi në anijen e ankoruar në portin Jebel Ali të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpërthimi është ndjerë në pjesën më të madhe të Dubait, ndërsa për fat të mirë deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar nga kjo ngjarje.