Abazoviq: Nuk kemi nevojë për “botën serbe”, na duhet “bota evropiane”

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, për krijimin e “botës serbe”.

Abazoviq ka thënë se nuk ka nevojë për botën serbe, por për botën evropiane.

“Unë i kam kritikuar vazhdimisht këto lloj të deklaratave. Kam frikë se u japim atyre shumë rëndësi, edhe pse me të vërtetë duken të rrezikshme. Kur i japim diçkaje joserioze tepër rëndësi, atëherë ajo me të vërtetë bëhet shumë më e madhe sesa që duhet”, ka thënë Abazoviq, njofton “B92”.

Abazoviq ka përsëritur se mosekstradimi i ish-presidentit të shtetit të përbashkët të dikurshëm Serbi e Mal të Zi, Svetozar Maroviq, është mesazh i keq për Malin e Zi dhe nuk ka bazë logjike.

“Do të ishte shumë më mirë për drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar, që Svetozar Maroviq të ekstradohej në Mal të Zi”, tha Abazoviq.