Dy gra drejtojnë kryeqytetin! Bujare Abazi zgjidhet nënkryetare e Qytetit të Shkupit!

Shpërndaje

Bujare Abazi, këshilltare nga radhët e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetare e Qytetit të Shkupit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Abazi në rrjetin social facebook, e cila gjithashtu është edhe nënkryetare e partisë Aleanca për Shqiptarët.

“Është nder dhe privilegj për mua. E lindur dhe e rritur në Shkup, të bëhem pjesë e ekipit që do të bëjë më të mirën për Shkupin. Të punojmë ndershëm, me përgjegjësi, përkushtim për një Shkup modern e me perspektivë për të gjithë qytetarët”, tha Abazi.

Edhe Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar për zgjedhjen e Bujare Abazit si nënëkryetare e qytetit të Shkupit.

Bujare Abazi emërohet nënkryetare e Qytetit të Shkupit

Sot Kryetarja e Qytetit të Shkupit, zonja Danela Arsovska emëroi zonjën Bujare Abazi për Nënkryetare të Komunës së Shkupit.

Danela Arsovska sot në mënyrë solemne e dorëzoi vendimin, ku në takimin me Bujare Abazin u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat me të cilat po përballet qyteti i Shkupit.
Bujare Abazi është inxhiniere e diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Zagreb dhe po ashtu është edhe ekonomiste e diplomuar.

Bujare Abazi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor 2021. Bujare Abazi është një zonjë me cilësi të larta dhe admirim. Urimet më të përzemërta për zonjën Bujare Abazi për përzgjedhjen si Nënkryetare e Qytetit të Shkupit. Në emër të Aleancës për Shqiptarët ju urojmë dy zonjave shëndet, fat dhe shumë suksese!