Rajoni

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për rishikimin e buxhetit

Shpërndaje

Ditë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës rishkimi i buxhetit të vendit e ku nga aty ligji ka shkuar në zyrën e presidentes së Kosovës për dekretim.

E gjatë ditës së sotme kjo edhe ka nodhur ku presidentja Vjosa Osmani tashmë ka dekretuar këtë ligj.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media në presidencë

Njoftimi:

Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021.