Situata me zjarret, Policia e Kosovës jep detaje

Shpërndaje

Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.

Gjendja më problematike është paraqitur në rajonin e Pejës, saktësisht në Shtupeq të Madh të Rugovës.

Cila është befasia më e mirë në çdo ndejë të shoqërisë?
Më poshtë mund ta gjeni raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për zjarret:

Sankoc, Gllogoc 04.08.2021-13:19. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit ku janë djegur hamullore dhe pylli në hapësirë prej rreth tre hektarëve. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Gushtericë e epërme, Graqanicë 04.08.2021 -17:10. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Ramjan, Viti 04.08.2021-10:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa ara të papunuara janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar.

Rr. Nato-99, Gjilan 04.08.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos, por pasi që zjarri kishte filluar të merrte përmasa, me ndihmën e qytetarëve dhe njësitet policore, kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shurdhan, Gjilan 04.08.2021-19:30 I dyshuari mashkull kosovar u kishte vënë zjarrin disa barishteve në një hapësirë prej rreth 2 ari, të cilat ndodheshin në pronën e tij. I dyshuari ka arrit që ta lokalizojë vet zjarrin.

Cernillë, Ferizaj 03.08.2021 – 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka.

Softaj, Ferizaj 04.08.2021 – 15:15. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka.

Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke tentuar që ta shuajnë zjarrin.

Fsh. Qerim, Gjakovë 04.08.2021 – 06:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit.

Lladroc, Malishevë 04.08.2021-14:47. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit kosovar, ku janë djeg dy parcela me vreshta dhe pylli në hapësirë prej rreth 5 hektarëve. Njësite zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Abri e Poshtme, Skenderaj 04.08.2021-12:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar.