Arrestohen tre persona në Shkup, akuzohen për tregti të paligjshme
Gjatë ditës së djeshme policia, njësiti për tregti të palejuar të drogës dhe armëve ka arrestuar tre persona. Rreth orës 14:00 në qendër të Shkupit është arrestuar 36 vjeçari D.M.M. i lindur në Beograd, ndërsa jeton në Shkup, sepse tek ai është gjetur një qese me mbetje nga marijuahna. Ndërkohë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) është kryer bastisje në shtëpinë e E.R. nga Shkupi, ku është gjetur kokainë, një kilogram marijuhan dhe një peshore digjitale.
Ndërsa në oborrin e objektit është privuar nga liria 33 vjeçari A.P. nga Shkupi, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Pas dokumentimit të rastit, për personat e lartpërmendur do të ngritën kallëzime adekuate.