BotaTop Lajme

“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë edhe në Berlin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shpërndaje

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur sot në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, së bashku me pjesëtarë të diasporës shqiptare në Gjermani, kanë zhvilluar një protestë në Berlin.

Protestuesit u mblodhën për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre për çështje që lidhen me shqiptarët dhe zhvillimet politike e shoqërore në rajon.

Protesta u zhvillua në një atmosferë të qetë, ndërsa pjesëmarrësit përcollën mesazhet e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve.