127 ditë protestë kundër Edi Ramës: Shqiptarët nuk tërhiqen, ‘Rama, jepe dorëheqjen’
Qytetarë dhe aktivistë pritet të mblidhen këtë të diel në Tiranë për protestën e 127-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Tubimi pritet të zhvillohet në vijim të protestave të përditshme që kanë nisur më shumë se katër muaj më parë. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit opozitar dhe kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku janë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesa “Rama, jepe dorëheqjen”.
Protesta e sotme pritet të nisë me grumbullimin e qytetarëve në Tiranë, ndërsa më pas parashikohet marshimi në drejtim të Kryeministrisë.
Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

