Rajoni

‘Frikësohet’ Vuçiq: Miliona euro janë dhënë për rrëzimin tim

Shpërndaje

Në një intervistë për TV Prva presidenti i Serbisë Vuçiq ka folur rreth sulmeve dhe presioneve ndaj tij me qëllimi rrëzimin e tij, duke thënë se “Nuk kam qëllim poshtërimin e Serbisë, miliona janë dhënë për rrëzimin tim për sjelljen e “teatrit të kukullave” që ishte në 2008, kur nuk reaguan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës “, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq shtoi se nuk ka qëllim të poshtëroi Serbinë, përkundër presioneve edhe sulmeve për rrëzim, ashtu që në Serbi të instalohet pushtetit i “teatrit të kukullave”.

Nga Serbia po kërkohet që të pranohet gjenocidi në Srebrenicë, ka presione të shumta për rrëzimin e tij, ndërkohë që ai ka hyrë vetëm në vitin e 10 të qeverisjes është larg qeverisjes sikur Merkel që ishte 16 vjet apo dikush 30 vjet, por është i kënaqur me të arriturat.

“Nuk kam qëllim poshtërimin e Serbisë, i di goditjet që më presin, shoh se janë investuar qindra milionë euro për përmbysjen time, dhjetëra faqe të botuara kundër meje, mijëra portale të krijuara edhe financuara nga manjat brenda edhe jashtë për të më rrëzuar nga pushteti dhe për të sjell ‘teatrin e kukullave’ në pushtet me qëllim të jetë dikush si në vitin 2008, kur u sigurua që mos të ketë reagime nga Serbia në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës” tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se atij i intereson vetëm Serbia dhe për të jeton dhe nuk shqetësohet çka mund të i ndodhë.

“Ka mbetur testamenti politik dhe më së shumti autostrada të ndërtuara, në dhjetor do lavdërohemi me dhjetë autostrada të reja që janë në ndërtim. Nuk do përfundojë në bërllokun e historisë, ndoshta në kuptimin fizik, po në atë historik si paraardhësit e mi assesi jo” tha Vuçiq.