Kronikë e zezëMaqedoni

Gostivari në zi, në aksidentin tragjik afër Strazhës humbi jetën Evzal Selimi

Shpërndaje

Gostivari në zi, në aksidentin tragjik afër Strazhës humbi jetën Evzal Seli

Në aksidentin tragjik që ndodhi të shtunën në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë, viktima ishte Evzal Selimi, 30 vjeçari nga Gostivari.

Selimi ishte një sipërmarrës i ri në qytetin e Gostivarit. Me punën e tij të ndershme, Selimi kishte fituar zemrat e njerëzve që punonte, por edhe të shoqërisë, fqinjve dhe familjes.

Selimi jetonte bashkë me familjen e tij në Gostivar, kurse prindërit i jetonin në Austri. Pas vetës, Selimi ka lënë dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten e tij.