RajoniTop Lajme

Ish-negociatori serb konfirmon skadimin e marrëveshjes për targat, akuzon Vuçiqin e Daçiqin

Shpërndaje

Ish-negociatori i Serbisë për dialogun, Borko Stefanoviq, ka konfirmuar se marrëveshja për targat e veturave ka skaduar.

Ai përmes një postimi në Twitter ka akuzuar pushtetin serb, duke e quajtur regjim i Vupushtetin serb, duke e quajtur regjim i Vuçiqit.

“Marrëveshja është arritur më 2011 që qytetarët me targa të Kosovës duhet të vënë targa të përkohshme në momentin kur futen në Serbi. Më 2016, Vuçiqi dhe Daçiqi pranuan se kjo vlen edhe pesë vjet. Kjo tash ka skaduar. Po gënjen regjimi juaj. Shpjegojani serbëve në Kosovë se si i ‘mbroni’”, ka shkruar Stefanoviq.