RajoniTop Lajme

Rama i jep medaljen e artë ish-presidentit francez, François Hollande: Kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga takimi i tij me ish-presidentin francez, François Hollande, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

Në një postim në Facebook bashkangjitur me fotot e takimit në Kryeministri, Rama shkruan: “Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.”

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande

Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar