Mijëra kinezë “pushtojnë” qendrën tregtare, vrapojnë drejt dyqanit të telefonave për të blerë një iPhone 13

Shpërndaje

Pushtimi i bibliotekës, jo. Radhë për bukë, jo! Pritje për fotografi me yllin e kinematografisë kineze apo ndonjë këngëtar, hiq se hiq. Është shfaqur iPhone i ri, e kjo bëri që mijëra kinezë me një fjalë të pushtojnë një qendër tregtare në verilindje të Kinës – provincën Shansi.

Mediat kineze kanë publikuar videon ku shihen mijëra kinezë, të cilët në orët e para të mëngjesit prisnin me padurim para një qendre tregtare, e cila nga çasti në çast pritej të hapte dyert dhe ata të futen deri te dyqani i telefonave – me qëllim që t’i blejnë vetes iPhone e ri 13.