MSh: Brenda 24 orëve janë aplikuar 4.953 vaksina

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 4.953 qytetarë, 1.282 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 785.693 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 724.835 qytetarë, transmeton Alsat. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 137 qytetarë.

“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, ndërkaq 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.