Parkingu mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi

Shpërndaje

Kryetari i komunes se Cairit, Visar Ganiu, ka leshuar sot ne perdorim parkingun mbi tregun “Bit Pazar” ne Shkup me kapacitet prej 220 vendesh parkimi.

“Sot lëshuam në përdorim projektin – Parkingu mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi.

Bit Pazarit, pas renovimit dhe modernizimit po i shtohen edhe 220 vend parkime në kat. Në Çair deri sot krijuam gjithsej 1.450 vende parkimi.

Ky parking ka një rëndësi të veçantë për Bit Pazarin dhe Çarshinë e vjetër, sepse hap mundësitë e një qarkullimi më të madh, çlirimin e rrugëve dhe trotuareve përreth Bit Pazarit dhe lagjes së Dyqynxhikut si dhe frekuentim më të vrullshëm në Çarshinë e Shkupit, gjë kjo e cila padyshim se do t’i sjellë të mira materiale dhe biznesore Çarshisë dhe Bit Pazarit.

Në raport me sipërfaqen e komunës mbase jemi komuna më e populluar në Europë, por ne pretendojmë të bëhemi edhe komuna e parë për numrin e vend parkingjeve në kontinentin e vjetër”, ka shkruar ne Ganiu ne Facebook.