Pas zgjedhjeve Lëvizja Besa e humb ministrinë e bujqësisë, merr ministri më të dobët ose shkon në opozitë!

Shpërndaje

Pëshpëritjet për këtë çështje kanë një kohë të gjatë që po qarkullojnë në opinion, por tani këto zëra bëhen edhe më të besueshme pasi këtë e faktojnë edhe burimet e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal. Sic thonë keto burime, rinkostruimi i qeverisë pas zjedhjeve është një çështje e kryer, por që ka mbetur të vendoset vetëm data e saktë se kur dhe si do të bëhet , shkruan Zhurnal.

Ky rikonstruim i qeverisë vlerësohet si shumë i nevojshëm, duke parë përplasjet mes anëtarëve të koalicionit në kohët e fundit të cilat janë sinjale se raportet mes tyre nuk janë në nivelin e duhur. Kjo situatë po e vështirëson edhe më shumë gjendjen jo-stabile që ka qeveria “Zev2” që vie si pasojë e brishtësisë për shkak të dallimit të ngushtë mes pushtetit dhe opozitës me numër të deputetëve.

Ky fërkim është më i theksuar rreth drejtimit të Ministrisë së Bujqësisë, të cilës ia kanë hedhur syrin edhe LSDM dhe BDI, pasi konsiderojnë se vitin e fundit është është menaxhuar në mënyrë jo të duhur, prandaj kërkojnë që vet ta drejtojnë atë.

Sipas burimeve të Zhurnal brenda qeverisë kryeministri aktual Zoran Zaev vetëm se ka filluar diskutimet me partitë tjera për të zgjeruar koalicionin qeverisës, ku pjesë e diskutimit janë disa nga partitë maqedonase, të cilët priten që ti bashkohen LSDM-së në qeverinë e re.

Gjithmonë sipas burimeve të kësaj Agjencie është interesant fakti se pjesë e rikonstruksionit të qeverisë me shumë gjasë do të jetë edhe partia opozitare shqiptare Alternativa, e cila me deputetët e saj pritet që ti bashkohet koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të 17 tetorit, shkruan Zhurnal.

Ky rinkostrum do të ishte një goditje e rëndë ndaj fuqisë që ka Lëvizja Besa brenda koalicionit qeverisës, pasi futja e një partie të re nënkupton edhe parcializimin e posteve ministrore apo edhe e drejtorive që ajo ka tani, e që në këtë mënyrë ndikimi i saj në proceset vendimmarrëse brenda ekzekutivit do të dobësohet shumë. Kjo goditje nuk do të kufizohej vetëm brenda qeverisë, por ajo do të ketë një impakt të fuqishëm negativ edhe në mbështetjen elektorale ndaj kësaj partie, pasi humbja e pushtetit nënkupton edhe humbjen e votave, e kjo ndikon që një parti të dobësohet, ose të zhduket nga skena politike.

Kështu Agjencia Zhurnal mëson se me hyrjen e Alternativës në qeveri, Lëvizjes Besa do ti merret Ministria e Buqësisë e cila tani udhëhiqet nga Arianit Hoxha dhe një pjesë e drejtorive që ajo udhëheq tani, dhe në vend të saj do ti jepet Ministria e Pushtetit Lokal. Së shpejti pritet të bëhen të ditura edhe drejtoritë që do t’i shkurtohen kësaj partie .

Ndërsa Alternativa si “dhuratë” për pjesëmarrjen në qeverinë e rikonstruktuar do të marrë Ministrinë e Kulturës, si dhe disa drejtori shumë të rëndësishme, që do të bëhen të ditura së shpejti.

Sipas burimeve të Zhurnal, këto propozime apo “kërcënime” që Lëvizja Besa do ti marrë nga kryeministri aktual, pritet ti diskutojë në kryesinë e partisë, e pastaj do të vendoset nëse ata do ti pranojnë apo do të largohen nga qeveria, shkruan Zhurnal.

Mirëpo largimi i Lëvizjes Besa nuk i prish hesapet e Zaevit. Besa ka 4 deputetë, dhe me aderimin e Alternativës e cila ka poashtu katër deputet do të balancohet përsëri ekzekutivi dhe ajo përsëri do të kishte 62 deputet. Kështu që nuk ka rrezik për rënien e Qeverisë, apo për ndonjë krizë të mundshme politike.

A do ta pranoj Lëvizja Besa këtë “nënçmim” apo ajo do të largohet nga qeveria, kjo mbetet të shihet pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, por që një gjë është e sigurt se rikonstuksion të qeverisë ZAEV 2 do të ketë.