Sela për tragjedinë në Tetovë: Do të kërkojmë që hetimet të shkojnë deri në fund
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Tetovë.
Ai tha se partia e tij do të punojë që hetimi të shkojë deri në fund dhe të zbardhen të gjitha rrethanat.
“Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet Parlamentit do të ndikojë që hetimi të shkojë deri në fund. Nuk do të lejojmë që të fshihen pisllëqet. Nëse do të isha pjesëtar i Qeverisë, gjithë këtë do ta bëjë duke më brejt ndërgjegjja dhe morali, të shohim se sa do të kenë moral dhe ndërgjegje qeveritarët tanë”, tha Sela.
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për moskujdes ndaj qytetarëve, duke bërë paralele të makinave luksoze të zyrtarëve shtetëror dhe makinave zjarrfikëse që janë në përdorim në vend.
“Kemi Qeveri me makina luksoze, e shërbime që u duhen qytetarëve datojnë nga shekulli i kaluar”, u shpreh Sela./Telegrafi/